Eliminohet bartësja e parë në “US Open”

Tenis

Eliminohet bartësja e parë në “US Open”

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:42
Eliminohet bartësja e parë në “US Open”

Vazhdojnë befasitë në turneun Master “US Open” në SHBA, posaqërisht në konkurencën e femrave.

Bartësja e parë e turneut amerikan, Eshli Barti, nuk arriti që të kalojë në 1/8 e finales, pasi që u mund nga amerikania Shellbi Roxhers me 2-1 në sete, ose 6-2, 1-6 dhe 6-7 në geme.

Barti kishte epërsi 5-2 në setin e tretë, mirëpo në vazhdim dominoi tenistja amerikane duke barazuar rezultatin në 6-6 në geme dhe ishte më e koncetruar në “taj brejk” për të fituar këtë përballje.

Në 1/8 e finales, tenistja amerkane, Roxhers, do të përballet me britanezen 18 vjeçare, Ema Radekanu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat