Radukanu, triumf në “US Open”

Tenis

Radukanu, triumf në “US Open”

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:46
Radukanu, triumf në “US Open”

Ema Radukanu, është fituese e turneut Masters “US Open”, pasi që në finale mundi Lejlla Fernandezin me 2-0 në sete, ose 6-4 dhe 6-3 në geme.

Në finalen e tinejxhereve të tenisiit, që është e para nga fillimi I turneut “US Open”, tenistja britanike erdhi deri te trofeu , duke mos humbur asnjë set.

Kjo është hera e parë që një teniste e re, më 18 vjet, triumfon në “US Open” dhe me këtë rast nuk humb asnjë set, duke filluar nga garar eliminatore e deri te finalja e madhe.

Ndryshe, para turneut “US Open”, Ema Radukanu ishte në pozitën e 150 në listën “VTA” dhe me këtë triumf, nga dita e hënë, pritet një ngritje e madhe në renditjen e tenisteve të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat