Tenistja rumuno-kineze që i dha Britanisë titullin e US Open, mund të jetë së shpejti miliardere

Tenis

Tenistja rumuno-kineze që i dha Britanisë titullin e US Open, mund të jetë së shpejti miliardere

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 19:59
Emma Raducanu

Mediat britanike vijonin sot lavdet për tenisten 18-vjeçare Emma Raducanu, për fitoren sportive të përmasave madhështore, duke sjelle ne Britani titullin e US Open.

Disa prej tyre shkruanin me ironi se shumë britanikë sillen për vite me radhë nëpër SHBA në kërkim të suksesit, ndërsa kanadezja me baba rumun dhe nënë kineze ia arriti vetëm brenda tre javëve.

Dhe në fakt historia e tenisit nuk ka parë kurrë që dikush që kryen tre ture eliminatore për t’u pranuar në konkurrim, ta fitojë atë.

Kompanitë e basteve i jepnin asaj shanse 400-1 për të fituar, çka Emma e bëri pa humbur asnjë set në ndeshjet e saj.

Ajo ka marrë tashmë çekun prej $2.5 milionë dhe lavdërime nga legjenda të sportit si  Martina Navratilova. Ndërsa audienca televizive arriti në  gati 10 milionë britanikë që ndiqnin fitoren e saj 6-4 6-3, ndaj kanadezes Leylah Fernandez.

Profesionisti i marrëdhënieve me publikun Mark Borkowski, i cili ka punuar mes të tjerëve me Michael Jackson, Joan Rivers e Led Zeppelin, sugjeronte se Raducanu ka talentin dhe karizmën për t’u bërë sportistja e parë britanike që arrin 1 miliardë dollarë, shkruan The Guardian.

Dhe në fakt Raducanu, e cila ka lindur në Kanada nga prindër nga Rumania e Kina, fliste gjuhën kineze për të falenderuar mbështetësit nga Kina.

“Askush nuk bën diçka të tillë kaq shpejt,” thotë ish-kampionia Navratilova pasi pa Raducanu në fushë.

Një tjetër tregues i popullaritetit të Raducanu me audiencat e reja është fakti se numri i ndjekësve në Instagram u dyfishua në 1.4 milionë brenda 48 orëve. Fitorja e saj ka sjellë brohoritje të dashamiresve triumfit të diversitetit për Britaninë. Wanda Wyporska, drejtuese e grupit të të drejtave Equality Trust, tha: “Unë vetë si gjysmë nga Karaibet, çerek polake, çerek angleze, lumturohem me suksesin e Raducanu, e cila është e vetëdijshme se është shembull i integrimit të sukjsesshëm të njerëzve me prejardhje emigrante.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat