​Rafael Nadal hedh dyshime për pjesëmarrjen e tij në Australian Open

Tenis

​Rafael Nadal hedh dyshime për pjesëmarrjen e tij në Australian Open

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Rafael Nadal

Rafael Nadal ka hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në Australian Open, duke zbuluar, duke thënë se nuk është 100 përqind i sigurt nëse do të jetë atje.

20-herë kampioni i Grand Slamit humbi nga fituesi i trefishtë i Slam-it, Andy Murray, por u shpreh i kënaqur me performancën e tij të përgjithshme në ndeshjen e tij të parë pas një mungese pesë mujore.

Legjenda spanjolle gjithashtu humbi kundër Denis Shapovalov 6-7 (4-7), 6-3 dhe 6-10 në ndeshjen e play-off-it për vendin e tretë.

Nadal pësoi një dëmtim në këmbë në Citi Open në Uashington në fillim të gushtit. Pas një periudhe të gjatë, spanjolli do të humbasë Kupën ATP, por shpreson të luajë në Grand Slam-in e parë të sezonit në Australian Open.

“Ideja është të shkoj atje dhe të përpiqem për më të mirën atje në Australi. Duke qenë 100% i sinqertë, nuk mund ta garantoj. Më duhet të flas me ekipin tim”, tha Nadal.

“Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ndeshja e fundit zyrtare. Gjërat janë të vështira dhe unë e pranoj këtë. Kam kaluar nëpër këtë proces, për fat të keq, shumë herë në karrierën time të tenisit, por më duhet të praktikoj dhe duhet të jem mjaftueshëm i shëndetshëm për të kaluar këtë proces. Nëse kjo ndodh, jam i bindur se do të kthehem. Më duhet të mendoj për këtë. Kemi kohë për të marrë një vendim. Le të shohim. Nuk mund të garantoj 100% se do të jem atje”, tha në fund Nalda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat