Goditet rëndë Gjokoviqi, kjo i ndodhi

Tenis

Goditet rëndë Gjokoviqi, kjo i ndodhi

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:12
Goditet rëndë Gjokoviqi, kjo i ndodhi

Novak Gjokoviq ka mbërritur në Melbourne mëngjesin e sotëm, por nuk është lejuar të futet brenda Australisë, për shkak të një gabimi me vizën.

Tenistit serb Gjokoviq nuk po i lejohet të futet në Australi tani për tani për të marrë pjesë në turneun Australian Open, për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.

Ekipi i 34-vjeçarit kishte aplikuar për një vizë përmes së cilës lojtarëve me përjashtim mjekësor nuk iu lejohet hyrja në Australi.

Fituesi i 20 titujve grand slam nuk mund të kalojë përmes kontrollit të pasaportave në Aeroportin e Melbourne, për shkak se ekipi i tij bëri gabim kritik duke e kërkuar një vizë e cila nuk vlen për lojtarët e tenisit.

Djokovic kishte fluturuar 14 orë nga Serbia në Dubai dhe drejt Australisë me një aeroplan privat.

Autoritetet federale kishin tentuar ta rregullonin gabimin në vizën e serbit, i cili u refuzua menjëherë nga shteti i Victorias, i cili e organizon turneun Australian Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat