Gjokoviq do të dalë sonte para gjykatës, pritet dëbimi i tij

Tenis

Gjokoviq do të dalë sonte para gjykatës, pritet dëbimi i tij

Më: 16 janar 2022 Në ora: 00:37
Novak Djokovic

Tensiti Novak Djokovic, pritet që sonte pritet të dalë para Gjykatës Federale në Australi, ku pritet të merret vendimi për dëbimin ose lejimi e tij për të marrë pjesë në “Australian Open”

Djokovic ka dalur edhe një herë para gjykatës, ku e fitoi gjyqin duke e rifituar vizën por, disa orë më vonë ai u arrestua përsëri.

Ndërsa, qytetarë australianë protestuan duke kërkuar që ai të dëbohet nga Australia, për shkak që ka shkelur rregullat e shtetit kundër COVID-19, duke refuzuar vaksinimin.

Australia e ktheu Novak Djokovicin në mbajtje të shtunën (15 janar), duke thënë se kundërshtimi i yllit të tenisit ndaj vaksinimit mund të shkaktojë “trazira civile”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat