Nadal pranë rekordit

Tenis

Nadal pranë rekordit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 11:05
Nadal pranë rekordit

Rafa Nadal do të luajë të dielën finalen e tij të gjashtë në Australian Open. Spanjolli, i cili është në kërkim të trofeut Grand Slam numër 21, mposhti në gjysmëfinale italianin Matteo Berrettini 3-1 me sete, 6-3, 6-2, 3-6, 6-3.

Pas ndeshjes, Nadal u shfaq shumë i kënaqur pas pasigurisë së shfaqur prej shumë muajsh.

“Kanë qenë disa muaj të vështirë, por jo shumë krahasuar me humbjet për shkak të COVID-19. Çdo ditë ishte një problem me këmbën dhe dyshimet do të vazhdojnë për pjesën e mbetur të karrierës sime. Një muaj e gjysmë më parë nuk e dija nëse do të kthehesha dhe ja ku jam. Kam pasur shumë biseda me familjen time, ka qenë opsion edhe lamtumira”.

Sa i përket ndeshjes, Rafa ishte krenar për lojën dhe pavarësisht se vuajti në të tretin, arriti të qëndronte i palëkundur në setin e katërt dhe të fundit për të mbyllur ndeshjen.

“Dy setet e para kanë qenë nga më të mirat në një kohë të gjatë. Vuajta dhe luftova, që në fund është e vetmja mënyrë për të qenë aty ku unë jam sot. Do të thotë shumë të jesh sërish në finale, ndihem sërish i gjallë.”

Për mundësinë e fitimit të Grand Slam-it të 21-të nga një lojtar tenisi për herë të parë në histori, Nadal tregoi kujdes:

“Gjëja më e rëndësishme është të fitosh Australian Open. Kam zhvilluar finale të shkëlqyera me Djokovicin dhe Federerin, tani kam një shans tjetër. Ajo që më bën të lumtur është të bëj atë që më pëlqen, të luaj tenis".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat