Policia arreston përndjekësin e fitueses

Tenis

Policia arreston përndjekësin e fitueses

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 11:30
Policia arreston përndjekësin e fitueses

Policia britanike ka arrestuar së fundi një 35-vjeçar, që përndiqte dhe terrorizonte tenisten Ema Radukano, fituese e Grand Slam të “US Open”, në shtator të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për Amrit Magar, i cili kishte vajtur 3 herë në shtëpinë e tenistes, në periferi të Londrës, ku ajo jetonte me prindërit e saj.

Personi, i martuar dhe i papunë, u shpreh se ishte dashuruar me tenisten.

Ai kishte arritur të gjendte adresën e Radukanu dhe kishte shkuar në shtëpinë e saj, duke i lënë mesazhe dashurie.

Herën e parë kishte lënë në shtëpinë e tenistes një letër dashurie. Herën e dytë kishte bërë një hartë të rrugës që kishte bërë për të arritur deri tek ajo. Ndërsa herën e tretë (4 dhjetor) kishte dekoruar një pemë Krishtlindjesh në kopshtin e shtëpisë së Raducanu.

Amrit Magar kishte vjedhur edhe shall, që kujtotne se ishte i tenistes, por në fakt ishte i babait të saj. Ai, falë kamerave të sigurisë, ka njohur personin dhe lajmëroi policinë, e cila më pas arrestoi përndjekësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat