Federer: Do të doja që gjërat të ecnin më shpejt

Tenis

Federer: Do të doja që gjërat të ecnin më shpejt

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:06
Federer: Do të doja që gjërat të ecnin më shpejt

Roger Federeri ka thënë se ende nuk është në gjendje të vrapojë lirshëm, pas operacioneve në gju, por ka shtuar se do të njoftojë më mirë në prill apo maj për rikthimin e tij në fushat e tenisit.

Kampioni i 20 titujve grand slam Federer nuk ka luajtur tenis që prej humbjes në çerekfinale të Wimbledonit në korrik të vitit të kaluar, pas të cilit iu nënshtrua tri operacioneve në gju.

Ai e nisi menjëherë rrugën e gjatë të riaftësimit dhe thotë se ende nuk është në gjendje të vrapojë, por po punon në palestër tani për tani.

“Ende nuk mund të vrapoj. Por po punoj në palestër çdo ditë. Shpresoj shumë që mund të vë peshë mbi gjunjët e mi përsëri brenda dy apo tri javëve”, tha Federer për media zvicerane.

“Pastaj do ta shohim se si reagon trupi im, në mënyrë që të jem në gjendje ta godasë topin përsëri në prill apo në maj”, nënvizoi ai.

Ish-numri një i botës nënvizoi se endë është i motivuar për të luajtur edhe në moshën 40-vjeçare.

 “Po, ende jam plotësisht i motivuar. Puna në palestër po shkon shumë mirë. Natyrisht, do të doja që gjërat të ecnin më shpejt. Por mjekët nuk duan të nguten. Ata dinë se si të më ngadalësojnë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat