Nadal siguron finalen e French Open me fitore kundër Zverev, ky i fundit pëson lëndim të frikshëm

Tenis

Nadal siguron finalen e French Open me fitore kundër Zverev, ky i fundit pëson lëndim të frikshëm

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:56
Rafael Nadal dhe Alexander Zverev

Ka përfunduar përballja mes Rafael Nadal dhe Alexander Zverev, ku tenisti spanjoll ka arritur ta sigurojë finalen e French Open.

Nadal e mposhti tenistin gjerman pasi që ky i fundit pësoi një lëndim të frikshëm në kyçin e këmbës, ku edhe iu nevojit ndihma mjekësore për ta larguar atë me karrige me rrota nga fusha, përcjell KosovaPress.

Para se Zverev ta pësonte lëndimin dhe të largohej nga loja, Nadal ishte duke udhëhequr me shifrat 7-6 (10-8) 6-6, kështu duke siguruar fitoren dhe duke kaluar në finale të French Open.

Pas një pushimi të shkurtër, Zverev u kthye me paterica dhe iu dha një përqafim i ngrohtë nga Nadal përpara se turma të ngrihej në një ovacion të fortë.

Tani, në finale të French Open, Nadal do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Casper Ruud dhe Marin Cilic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat