Federer: Këtë vit asnjë grand slam

Tenis

Federer: Këtë vit asnjë grand slam

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:03
Federer: Këtë vit asnjë grand slam

Në një intervistë për revistën zvicerane “Coopzeitung”, tenisti Roger Federer ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka konfirmuar se këtë vit nuk do të luajë në asnjë grand slam, duke shtyrë për në shtator rikthimin e tij në fushë. Gjithnjë nëse do të rikuperojë 100% nga operacioni.

Federer shprehet se synon të jetë gati për turneun e organizuar prej tij, atë të “Laver Cup”, që do të zhvillohet në Londër më datat 23-25 shtator. Në këtë turne, ku tenistët nga Europa luajnë kundër atyre të botës, ai pritet të luajë bashkë me Rafael Nadal në lojën dyshe.

“E dija që operacioni në gju dhe më pas faza e rikuperimit do të kërkonin shumë kohë, por s’kisha alternativë tjetër. Pas Wimbledon (nuk luan që prej një viti) kuptova se nuk mund të vazhdoja më të luaja në atë mënyrë, i dëmtuar”, u shpreh Roger Federer.

“Shpresoj të rikuperoj dhe të kthehem në kohë për të luajtur në “Laver Cup”, në shtator. Në të ardhmen nuk do të kem më një kalendar me 20 turne, por elastik, ku gjithcka do të varet nga fizike”, tha Federer, fitues i 20 grand slam në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat