Federer bën premtimin për vitin 2023

Tenis

Federer bën premtimin për vitin 2023

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 12:58
Federer bën premtimin për vitin 2023

Roger Federer nuk zbret në fushë në një ndeshje prej një viti, që prej korrikut të vitit të kaluar, kur u eliminua nga grand slam i Wimbledon.

Tenisti zviceran nuk do të rikthehet në fushë para shtatorit, ku deri më tani ka konfirmuar praninë në dy turne: Laver Cup dhe atë të Bazelit, në shtëpinë e tij.

Gjithsesi, fitues i 20 grand slam rrëfehet se ky nuk do të jetë fundi për të. Ai shprehet se do ta shohim në fushë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke premtuar se do të luajë sërish. “Pas turneut të Bazelit sezoni im për këtë vit do të mbyllet, por jo karriera ime.

Objektivi do të jetë të rikthehem në formë”, tha Federer.

“Është e sigurt se do të rikthehem në fushë vitin e ardhshëm. Nuk e di se ku dhe kur, por do të rikthehem. Të paktën kjo është ideja ime, pasi jam kurioz të kuptoj se çfarë do të ndodhë e kam besim. Kam ende rrugëtim për të bërë. 3-4 muajt që vijnë do të jenë vendimtarë për të ardhmen time”, u shpreh Roger Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat