A mundet dikush tjetër të fitojë më shumë se 14-herë Roland Garros si Nadal?

Tenis

A mundet dikush tjetër të fitojë më shumë se 14-herë Roland Garros si Nadal?

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:22
A mundet dikush tjetër të fitojë më shumë se 14-herë Roland Garros si Nadal?

Rafael Nadal siguroi para disa ditësh Grand Slamin e 22-të, duke lënë pas me 20 të tillë Novak Gjokoviq dhe Roger Federer. Spanjolli triumfoi në Roland Garros ndërsa pavarësisht dëmtimit në këmbë pritet të marrë pjesë edhe në një tjetër turne prestigjioz, Wimbledon.

Aty ku sërish rivalët do të jenë të shumtë për spanjollin, ndërsa sigurisht ai kryesori është Djokovic. Gjithsesi, për një nga legjendat e tenisit, Ion Tiriac, Nadal do të jetë përgjithnjë numri 1 i këtij sporti me rumunin që thekson se Federer dhe Gjokoviq nuk janë në nivelin e tenistit nga Mallorca.

“Rafael Nadal është më i miri nga të gjithë, përgjithnjë numri 1. Djokovic dhe Federer nuk janë në nivelin e tij. Në ndeshjen ndaj Gjokoviq, Nadal luajti shumë mirë dhe të mposhtësh numrin 1 në atë mënyrë… Për mendimin tim ai do të jetë numri 1 përgjithhmonë, askush nuk mund të krahasohet më të. As Federer”.

A mundet dikush tjetër të fitojë më shumë se 14-herë Roland Garros si Nadal?

“Këtë nuk keni për ta parë kurrë, as fëmijët tuaj nuk do ta shohin diçka të tillë. Por, me shumë mundësi do të jenë 15 tituj sepse unë besoj se Nadal do ta fitoj sërish vitin e ardhshëm Roland Garros”, u shpreh Tiriac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat