Eliminohet

Tenis

Eliminohet

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:39
Emma Raducanu

Surpriza në ndeshjet e para të raundit të dytë të grand slam të Wimbledon për femra, turneu i fushave me bar që organizohet në Londër.

Tenistja vendase Emma Raducanu, fituese e US Open vjet, u mund 2-0 (6-3, 6-3) nga francezja Caroline Garcia. Lamtumirë i tha këtij turneu edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1, që u mund 2-0 (6-04, 6-0) nga belgia G.Minnen.

Zurprizat vijojnë me eliminimin e numrit 2 në botë, estonezes Anett Kontaveit, që u mund 2-0 (6-4, 6-0) nga rivalja gjermane J.Niemier. nuk zhgenjen tenistja greke Maria Sakkari, numeri 5 në botë, që mundi 2-0 bullgaren Tomova.

Në raundin e tretë avancojnë edhe çekja Karolina Pliskova, tuniziania Ons Jabeur (numri 3 në botë), gjermania Angelique Kerber, letonezja Jelena Ostapenko, amerikania Jessica Pegula si dhe ukainsja Ledia Tsurenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat