Numri 2 në botë tërhiqet nga turneu Masters i Montrealit

Tenis

Numri 2 në botë tërhiqet nga turneu Masters i Montrealit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:28
Zverev

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 2 në botë për meshkuj, nuk do të luajë në turneun Masters të Montrealit (Kanada), që nis më 5 gusht.

Lajmin e konfirmoi vetë Zverev, që tha se nuk është ende gati për t’u rikthyer në fushë.

Ai u dëmtua në gjysmëfinalen e Roland Garros, në përballjen ndaj Nadal, duke u detyruar të largohet me paterica. Zverev nuk luajti as në Wimbledon, ndërkohë që në dilemë është edhe pjesëmarrja në US Open, që nis më 29 gusht.

“Dua t’i bëj gjërat ashtu si duhet, pa përshpejtuar rikthimin tim në fushë. Dua të kuptoj trupin tim e kuptoj limitin për të mos u dëmtuar sërish”, tha Zverev. Emri i tij figuronte fillimisht në listën e pjesëmarrësve, por tashmë është hequr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat