Ish-numri 1 mbyll sezonin

Tenis

Ish-numri 1 mbyll sezonin

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 14:36
Ish-numri 1 mbyll sezonin

Tenistja gjermane Angelique Kerber, ish-numri 1 në botë për femra, ka konfirmuar tërheqjen e saj nga grand slam i US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. Fituesja e këtij turneu në vitin 2016, ka lajmëruar në rrjetet sociale se është shtatzënë.

“Doja të luaja në US Open, por në fund vendosa që të luash 2 kundër 1 nuk është e ndershme”, u shpreh duke qeshur tenistja 34-vjeçare. Ajo ka vendosur të rikthehet në vendlindje, ku do të qëndrojë pjesën e mbetur të shtatzanisë.

Gjithsesi, kjo tërheqje e gjatë, që mund të zgjasë më shumë se një vit, nuk do të sjellë një largim të tenistes nga sporti. Ajo synon të rikthehet në fushë. “US Open ka një vend special në zemrën time, ndaj dua të jem në fushë për t’ju përshëndetur”, tha Kerber.

Sipas mediave gjermane, Angelique Kerber pritet të rikthehet në fushë në gjysmën e dytë të vitit 2023, për të synuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat