Edhe një flakaresh për Gjokoviqin, ky është vendimi më i ri

Tenis

Edhe një flakaresh për Gjokoviqin, ky është vendimi më i ri

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:05
Gjokoviq

Edhe një flakaresh për Gjokoviqin, ky është vendimi më i ri!

Tenisti serb Novak Gjokoviq, nuk do të luajë në turneun e US Open, që nis më 29 gusht në New York.

Shkak është mosvaksinimi i tenistit serb, që nuk mund të udhëtojë drejt Amerikës, për shkak të ligjeve në fuqi

Lajmin e konfirmuan organizatorët e US Open, që sot do të hedhin shortin e turneut dhe Gjokoviq nuk do të jetë pjesë e tij.

Gjithashtu edhe vetë tenisti ka deklaruar në rrjetet sociale pak më parë se nuk mund të niset për në Amerikë, pasi është i pavaksinuar.

Për serbin ky është grand slam i dytë këtë vit që nuk luan për shkak se nuk pranon të kryejë vaksinën anti-Covid, pas atij të Australian Open (në janar). Edhe pse shkoi në Melburn, ai humbi betejën ligjore me qeverinë dhe u detyrua të rikthehet në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat