Nadal: Nuk e di kur do të kthehem të luaj sërish

Tenis

Nadal: Nuk e di kur do të kthehem të luaj sërish

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:56
Nadal

Rafael Nadal përmbylli rrugëtimin e tij në turneun “US Open” pas disfatës ndaj tenistit tjetër Frances Tiafoe.

Në përfundim të sfidës, 36-vjeçari u ndal të komentonte vendimet e tij për të ardhmen në një prononcim për mediat ku u shpreh se ende nuk e di se kur do të rikthehet përsëri të luaj.

“Siç mund ta imagjinoni është pak e vështirë për mua tani të jap përgjigjet e duhura lidhur me atë çfarë më pret në të ardhmen.

Ajo që di është se duhet të kthehem në shtëpi dhe të qëndrojë pranë familjes, trupi im ka nevojë për pushim.

Nuk e di se kur do të rikthehem përsëri të luaj.”, u shpreh Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat