Numri 1 në botë triumfon në US Open

Tenis

Numri 1 në botë triumfon në US Open

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:11
Numri 1 në botë triumfon në US Open

Tenistja polake Iga Swiatek fitoi sot grand slam e US Open për femra. Numri 1 në botë për femra mundi 2-0 (6-2, 7-6) në finale tunisianen Ons Jabeur. Për Swiatek, 21-vjeçe, ky është grand slam i tretë në karrierë, i pari në US Open.

Jabeur synonte të shkruante historinë, të bëhej tenistja e parë afrikane që fiton një grand slam, por dështoi. Ashtu sikurse pat ndodhur edhe dy muaj më parë, kur humbi finalen e Wimbledon.

Ajo luftoi fort në setin e dytë, por pa mundur të përmbysë dot shifrat.

Swiatek konfirmohet si numri 1, duke u bërë tenistja e parë që prej vitit 2016 (asokohe Angelique Kerber) që fiton dy grand slam brenda vitit. Këtë vit, polakja fitoi edhe Roland Garros, duke treguar se do të dominojë gjatë në këtë sport.

Finalja e sotme zgjati gati dy orë, ku seti i parë ishte një formalitet për polaken. Në të dytin gjithçka vendoset në “tie break”, ku Swiatek është më e kujdesshme dhe fiton. Për polaken, ky është suksesi i shtatë sezonal, ku ka qenë e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat