Becker lë burgun londinez, do të shlyejë dënimin në Gjermani

Tenis

Becker lë burgun londinez, do të shlyejë dënimin në Gjermani

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:20
Becker

Ish-tenisti gjerman Boris Becker, i dënuar me dy vite e gjysmë burg për falimentim dhe  mashtrim financiar në Angli, do të lërë burgun londinez të Huntercombe dhe do të transferohet në Gjermani. Lajmin e konfirmuan mediat britanike, që thanë se brenda nëntorit, 3 herë fituesi i Wimbledon do të kalojë pjesën tjetër të dënimit në vendlindje.

Becker ka përfituar nga disa rrethana lehtësuese për të përfituar këtë transferim. në prill të këtij viti, fillimisht ai u dërgua në burgun famëkeq të Wandsworth dhe më pas u transferua në Huntercombe, ku përfitoi disa masa lehtësuese.

Ai mori edhe një ulje të dënimit me 135 ditë, duke e lejuar që të aplikojë në programin e transferimit në vendlindje, për të shlyar pjesën tjetër të dënimit.

Kohët e fundit, në burgun lodninez, Becker ka nisur të punojë si asistent i mësimeve të gjimnastikës. Ai është një ikonë e tenisit, së fundi edhe trajneri i Novak Djokovic. gjithsesi, ai do të kalojë Krishtlindjen në vendlindje edhe pse sërish në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat