Sviatek ndalet

Tenis

Sviatek ndalet

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:49
Sviatek ndalet

Befasi e madhe në ndeshjet e para të raundit të katërt të Grand Slam-it të “Australian Open,” turne që po zhvillohet në Melburn.

Numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Sviatek, u mund 2-0 (6-4, 6-4) nga kazakja Elena Ribakina (numri 22 në botë).

Një paraqitje e jashtëzakonshme e kazakes, që e dominoi ndeshjen dhe meritoi fitoren, duke “hequr qafe” tenisten që konsiderohej si pretendenta kryesore për trofe.

Eliminohet edhe tenistja e re amerikane Koko Gauff, që u mund 2-0 (7-5, 6-3) nga estonezja Jelena Ostapenko, duke avancuar në çerekfinale.

Te meshkujt, një biletë për në çerekfinale siguroi tenisti amerikan Sebastian Korda. Ai mposhti 3-2 (3-6, 6-3, 6-2, 1-6, 7-6) polakun Hubert Hurkaç, pas një ndeshje maratonë.

Tenisti tjetër që avancon më tej është rusi Karen Khachanov, që mundi 3-0 (6-0, 6-0, 7-6) japonezin Yoshihito Nishioka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat