Tsitsipas e Sinner dhurojnë spektakël

Tenis

Tsitsipas e Sinner dhurojnë spektakël

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:55
Tsitsipas e Sinner dhurojnë spektakël

Saktësisht katër orë lojë u zhvilluan në meçin e 1/8 së finales së “Australian Open” mes Stefanos Tsitsipas dhe Jannick Sinner.

Rod Laver Arena në Melbourne ishte dëshmitare e një nga duelet më të mira të këtij edicioni të Grand Slamit të Australisë.

Tsitsipas arriti të shënonte fitore 3:2 në sete, duke e rrezikuar fitoren, edhe pse ishte duke fituar 2:0..

Greku fitoi dy setet e para me rezultat të njëjtë 6:4 dhe dukej se njëjtë do të shkonte edhe seti i tretë.

Por, më pas meçi mori rrjedhë tjetër dhe italiani Sinner u rikthye duke triumfuar 3:6 në setin e tretë.

Të katërtin e fitoi me rezultat 3:6, për ta dërguar ndeshjen në setin e pestë.

Aty, Tsitsipas gjeti forcën për t’u rikthyer dhe eventualisht triumfoi 6:3 për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Kujtojmë se Tsitsipas është tenisti numër tre në botë, kurse Sinner mban pozitën e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat