Arlinda Rushiti bën hapin më të mirë, i rikthehet Kosovës

Tenis

Arlinda Rushiti bën hapin më të mirë, i rikthehet Kosovës

Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:50
Arlinda Rushiti

Arlinda Rushiti është tenistja më e mirë që ka Kosova.

Ajo është rikthyer për të përfaqësuar Kosovën dhe ky është lajmi më i mirë për këtë komunitet. 

“Tenistja shumë e talentuar, Arlinda Rushiti që është e renditur në pozitën 398 WTA Ranking rikthehet për të e përfaqësuar tenisin kosovar. 

23 - vjeçarja Rushiti kthehet të përfaqësoj Kosovën në BJC Cup pas 4 vitesh dhe pas tejkalimit të të gjitha pengesave të të kaluarës. 

Rikthimi u arrit pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të Kryetarit të FTK-së, Jeton Hadërgjonaj dhe me mirëkuptim të menaxherit dhe sponsorit të saj, Kadri Bajrami.

Arlinda Rushiti për tre vite (2017-2019) të përfaqësimit të Kosovës në BJC Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit i ka arritur 10 fitore në single dhe 3 në double duke i sjell Kosovës shumë fitore ndaj shteteve të forta në tenis. Në atë kohë Arlinda kishte një renditje në vendin 750 WTA.

Me renditjen e tashme 398 WTA dhe me moshën e re që e ka, Arlinda Rushiti me ekipin e saj dhe me ndihmën e sponsorëve e të Ministrisë së Sportit synon që të arrij majat e tenist botëror. Arlinda është shumë afër kualifikimit për në Grand Slam dhe në Lojra Olimpike.

Në muajin prill në Portugali Arlinda Rushiti do të e prezentoj Kosovën në grupin Europa/Afrika II të BJC Cup”, njofton Federata e Tenisit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat