Kështu bëhet i gjallë Gjoka me turp në Beograd, duke provokuar Kosovën! 

Tenis

Kështu bëhet i gjallë Gjoka me turp në Beograd, duke provokuar Kosovën! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 shkurt 2023 Në ora: 23:21
Novak Gjokoviq,vazhdon me turpin e tij

Është e çuditshme se si deri me sot Federata Ndërkombëtare e Tenisit nuk e ka suspenduar tenistin problematik, serbin Novak Gjokoviq.

Gjoka nuk njeh turp!

Gjoka është pa marre dhe sheh ëndrra me syçelë dhe provokon Kosovën.

Mundohet të bëhet një Millosh i vogël në Beograd, duke provokuar Kosovën në forma të ndryshme. 

Ndryshe Gjoka nuk mund të mbijetojë para serbëve në Beograd por me kësi gjëra bëhet i gjallë në shtetin e Serbisë, që u bombardua nga NATO për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Tani pasi u kthye nga turneu “Australia Open”, ka provokuar me këngë nacionaliste Republikën e Kosovës. 

Ka gjetur disa këngëtare të sojit të tij dhe ia thotë këngës, duke kënduar për Graçanicën, Deçanin dhe Kosovën.

Ky Gjoka, njihet për sjellje të pahijshme, edhe botërisht, dihet kur e goditi me top në fyt gjyqtaren e linjës, pra amerikanen, pastaj nuk u vaksionu.

Gjokoviqit, të paturpshmit, iu ndalua hyrja edhe në SHBA, për shkak të mos respektimit të rregullave të Covidit.

Federata e Tenisit e Kosovës, me Jeton Hadergjonajn, president, paralajmëron se do të ankohen në mekanizmat ndërkombëtar, për këtë turp të llojit Gjokoviq.

Novak, Jelena, Srgjani dhe Dijana këndojnë në krahë një këngë patriotike”, - shkarravitin mediat në Serbi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat