Ja përplas fytyrës Gjokoviqit

Tenis

Ja përplas fytyrës Gjokoviqit

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 19:35
Novak Gjokoviq i skandaleve

Sportist i skandaleve është Novak Gjokoviq. Skandalet e tij janë të shumta, por së fundi ka bërë edhe një trillim që askush nuk i beson.

Disa njohës të tenisit shprehin dyshime të forta se si Gjokoviqi i lënduar ka luajtur dhe ka fituar turneun “Australin Open”.  

Juan Carlos Ferrero, trajneri i tenistit, iu bashkua atyre që ia përplasën fytyrës Novak Gjokoviqit për falsifikim të një dëmtimi në Australi.

Ferrero, i cili vetë ishte në krye të listës ATP, tha se nuk e kuptonte sesi Gjokoviq fitoi Australian Open me një këputje muskulore në këmbën e majtë.

Juan Carlos Ferrero u përmbajt duke mos i thënë direkt gënjeshtar por ia bëri me dije se kjo që e thotë Gjokoviqi është e pabesueshme.

"Unë nuk do ta quaj Novakun gënjeshtar, por thjesht do të them se është e vështirë për mua të kuptoj që ai luajti me një të çarë.

Ai tha se grisi një muskul.

Dua të them, është e vështirë për Gjokoviqin të jetë duke lëvizur ashtu siç po lëvizte, nëse është kështu”, ka thënë mes të tjera Ferrero, përcjellë mediat britanike “Express”.

Ferrero arriti në krye të listës ATP në vitin 2003, kur fitoi trofeun “Grand Slam” në Roland Garros dhe luajti në finalen e US Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat