Krejcikova mund numrin 1 në finalen e Dubait

Tenis

Krejcikova mund numrin 1 në finalen e Dubait

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:44
Barbora Krejcikova

Një javë pas triumfit në Rotterdam, tenisti rus Daniil Medvedev fitoi sot edhe në turneun e Doha (Katar).

Ish-numri 1 në botë mundi 2-0 në finale (6-4, 6-4) britanikun Andy Murray, në një finale mjaft të bukur mes dy kampionësh të këtij sporti.

Një fitore me rëndësi për Medvedev, që ngjitet në vendin e shtatë në botë dhe konfirmon se është gati për dy turnetë Masters në Amerikë. Për Medvedev ky është titulli nr.17 në karrierën e tij.

Për femra, tenistja çeke Barbora Krejcikova, mundi 2-0 (6-4, 6-2) polaken Iga Swiatek në finale e turneut të Dubai.

Një fitore e madhe për Krejcikova, që në këtë turne mundi tri tenistet më të mira në botë, përfshi edhe Swiatek, që është numri 1.

Falë këtij triumfi, tenistja çeke do të ngjitet nga dita e hënë në vendin e 16-të në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat