Norrie fiton ndaj Alcaraz në finalen e “Rio Open”

Tenis

Norrie fiton ndaj Alcaraz në finalen e “Rio Open”

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 09:56
Carlos Alcaraz dhe Cameron Norrie.

Carlos Alcaraz ndonëse e filloi mirë finalen e “Rio Open”, në fund e humbi atë nga Cameron Norrie.

Spanjolli fitoi në setin e parë ndaj britanikut, duke e mposhtur me shifrat 7-5, brenda 59 minutave.

Dueli i fortë në mes dy tenistëve vazhdoi edhe në dy setet në vazhdim, ku më i mirë doli Norrie.

Ky i fundit fitoi setin e dytë me shifrat 4-6 për 48 minuta, ndërsa të dytin 5-7 për 56 minuta.

Norrie u bë tenisti i parë nga Britania e Madhe që merr pjesë në garat individuale të “Rio Open” në Brazil, duke e shënuar atë me titull.

Për 27 vjeçarin ky është trofeu më i rëndësishëm në fushën me dhe, duke mposhtur Alcaraz nga i cili vetëm një javë më parë kishte pësuar në finalen e “Buenos Aires Open” të Argjentinës.

Kjo ishte hera e parë nga viti 2016, që dy tenistë të njejtë ballafaqohen për një javë në dy finale të ndryshme, pas duelit Andy Murray-Novak Djokovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat