Edhe një goditje për Gjokoviqin! Ky duhet përjashtuar

Tenis

Edhe një goditje për Gjokoviqin! Ky duhet përjashtuar

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:46
Novak Gjokoviq

Tenisti më i padisiplinuar, Novak Gjokoviq, ka marrë edhe një goditje të fuqishme.

Gjokoviq apo i njohur për shumë skandale, nuk mund të marrë pjesë në Masters në Indian Wells, pasi nuk është vaksinuar kundër virusit korona.

Jo vetëm me kaq, serbi pritet që mos t’i lejohet pjesëmarrja edhe në turneun Miami.

Gjokoviq lere që nuk i ka respektuar rregullat e vaksinimit, por edhe ka shkaktuar probleme të shumta në vitet e fundit, duke provokuar me këngë nacionaliste dhe duke e fyer edhe shtetin e Kosovës. 

Është e habitshme se si deri me tash Federata Ndërkombëtare e Tenisit, nuk e ka ndëshkuar madje edhe të përjashtojë nga garat, për provokimet që ka bërë deri me tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat