Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në tenis

Tenis

Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në tenis

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:16
Pamje nga gara

Kombëtarja e Kosovës në tenis në konkurrencën e femrave është mposhtur nga Gjeorgjia në garën botërore të nivelit ekipor “Billie Jean King Cup”.

Pasi e mposhtën paraprakisht Afrikën e Jugut dje, tenistet tona u mundën nga gjeorgjianet në Grupin II, 0:2.

Ardiana Lekaj u mposht 0:2 nga Sofia Shpatava, 1:6, 2:6, kurse Arlinda Rushiti humbi me rezultat identik nga Ekaterine Gorgodze.

Kurse, sa u përket çifteve, Kosova do të përfaqësohet nga Forta Morina e Aja Broqi, ndërsa do të kenë punë me dyshen gjeorgjiane, Natela Dzalamidze dhe Oksana Kalashnikova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat