Justifikon eliminimin befasues në Roland Garros

Tenis

Justifikon eliminimin befasues në Roland Garros

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:17
Daniil Medvedev

Eliminimi i Daniil Medvedev në raundin e parë të Roland Garros mund të konsiderohet pa dyshim si një nga surprizat e para të turneut francez.

Numri dy i botës u eliminua nga numri 172, Thiago Seyboth Wild. Në një ndeshje që zgjati për më tepër se katër orë, 23-vjeçari që për më tepër është debutues në Roland Garos, e mposhti Medvedev 3-2 me sete.

Pas disfatës befasuese, Medvedev theksoi edhe njëherë se terreni me dhe, nuk është i preferuari i tij ndërsa shtoi se nuk i pëlqen të bëhet pis.

“Kishte shumë erë, goja ime ishte me baltë dhe mua diçka e tillë nuk më pëlqen. Nuk jam i sigurt nëse më pëlqen që çantat e mia të mbushen me dhe, po ashtu atletet, çorapet e bardha.

Tani që nuk do të luaj më në Paris jam vërtet i lumtur, nuk kam çfarë të bëj nuk mund të gënjej, ky terren nuk më pëlqen.

Nuk më intereson nëse eleminohem në çerekfinale apo në raund të parë, tani do të shijoj pushimet dhe do të shoh anën pozitive.

Para se të fitoja në Romë, nuk e mendoja suksesin në nëj fushë me dhe, por për Roland Garros do të shohim vitin tjetër”, u shpreh Medvedev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat