Nadal për herë të parë del nga 100 më të mirët

Tenis

Nadal për herë të parë del nga 100 më të mirët

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:39
Nadal

Grand slam i Roland Garros ka sjellë sërish rokadë në krye të renditjes për meshkuj.

Ajo që bie në sy është dalja nga “top-100” tenistët më të mirë në botë e spanjollit Rafael Nadal (n3.136 në botë), për herë të parë pas dy dekadash. Spanjolli qëndroi për 1029 javë me radhë mes 100 tenistëve më të mirë në botë.

Te femrat nuk ka ndryshime në renditje, me polaken Iga Swiatek që mbron kreun e renditjes pas triumfit në Paris. Ajo ka rreth 900 pikë epërsi ndaj bjelloruses Aryna Sabalenka, ndërsa tenistet e tjera janë shumë pas të shkëputura.

Meshkuj, top-5

1-Novak Gjokoviq, 7.595 pikë

2-Carlos Alcaraz, 7.175 pikë

3-Daniil Medvedev, 6.100 pikë

4-Casper Ruud, 4.960 pikë

5-Stefanos Tsitsipas, 4.920 pikë

Femra, top-5

1-Iga Swiatek, 8.940 pikë

2-Aryna Sabalenka, 8.012 pikë

3-Elena Rybakina, 5.090 pikë

4-Caroline Garcia, 5.025 pikë

5-Jessica Pegula, 4.905 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat