Alcaraz: Ngërçet më pushtuan gjithë trupin

Tenis

Alcaraz: Ngërçet më pushtuan gjithë trupin

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 14:52
Alcaraz

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka mbetur i zhgënjyer nga eliminimi që pësoi në gjysmëfinalen e Roland Garros, ku disa probleme fizike, kryesisht ngërçe, e penguin në përballjen ndaj Novak Djokovic. Alcaraz, tashmë numri 2 në botë, pikërisht pas serbit, praktikisht nuk lëvizte në fushë.

“Ishte shumë e rëndë për mua të pranoja atë humbje. jam i zhgënjyer për faktin që në një ndeshje të tillë ndodhi një problem i tillë fizik. Mezi e prisja këtë ndeshje, isha entuziast dhe ndihesha mirë fizikisht.

Më pas nisën ngërçet në fundin e setit të dytë dhe në fillimin e të tretit, por s’doja të tërhiqesha”, kujton Alcaraz.

“Dy setet e para ishin mjaft intensivë (1-1), më pas nuk pati ndeshje pasi ngërçet ë qnisën në krah me penguan në çdo moment. Në setin e tretë pata ngërçe kudo në trup, jo vetëm në këmbë. Mendoj se është faji i tensionit të madh, shkëmbimeve të gjata etj. Mendoj se është kombinim i shumë faktorëve”, tha Alcaraz.

“Në dy setet e para kisha shumë tension, gjë që e ndjej shpesh kur përballem me Gjokoviq.

Duhet të mësoj shumë nga këto ndeshje, të fitoj përvojë, që të mos lejoj që këto situata të përsëriten sërish. Nëse dikush thotë që kur luan ndaj Gjokoviq nuk ka tension brenda vetes, gënjen”, tha Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat