Wimbledon thyhen rekordet historike

Tenis

Wimbledon thyhen rekordet historike

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Më datat 3-16 korrik, në Londër, do të zhvillohet grand slam i tretë sezonal, ai i Wimbledon, që është edhe turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.

Organizatorët e këtij turneu, bënë me dije sot se të ardhurat për pjesëmarrësit në këtë turne kanë njohur një rritje rekord, duke bërë që edhe premiot të jenë rekord.

Kështu, në total, për të gjithë tenistët pjesëmarrës do të jepen 44.7 milionë stërlina, një rritje me 11.2% më shumë se krahasuar me vitin e kaluar.

Kështu, turneu më antik i tenisit në botë tregon edhe një herë se pavarësisht problemeve të vitit të kaluar (nuk lejoi tenistët rusë e bjellorusë) është i paarritshëm nga të tjerët.

Tenistët fitues do të arkëtojnë nga 2.35 milionë stërlina, ndërsa finalistët nga 1.175 milionë stërlina.

Gjysmëfinalistët do të arkëtojnë nga 600 mijë stërlina, ndërsa ata që eliminohen në çerekfinale do të paguhen 340 mijë stërlina. Edhe raundi i parë ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, me 55 mijë stërlina premio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat