Kyrgios flet për depresionin

Tenis

Kyrgios flet për depresionin

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:21
Nick Kyrgios

Nick Kyrgios është rikthyer të flasë për problemet me shëndetin mendor në vitin 2019, kohë kur u eliminua nga Wimbledon.

Tenisti 28-vjeçar zbulon se në mendjen e tij kalonte edhe vetëvrasja, ndërsa shtoi se ka abuzuar me alkoolin dhe drogërat.

“Kisha shumë presion, të gjithë sytë ishin tek unë.

Nuk munda ta përballoja të gjithë atë pritshmëri, e urreja personin që unë isha në atë kohë.

Pija shumë alkool, abuzoja me drogërat, humba lidhjen me familjen dhe largova të gjithë miqtë dhe të dashurit e mi. Isha shumë i lënduar, i gjithë krahu im i mbushur me shenja.

Prandaj njërin krahë e mbaj gjithnjë të mbuluar.

Të them të drejtën e mendoja edhe vetëvrasjen. Pas humbjes në Wimbledon, pashë babain tim që qante. Ai ishte momenti kur unë u “zgjova” dhe shkova te një psikolog në Londër për të rikuperuar”, u shpreh Kyrgios që pasi nuk mori pjesë në Australian Open dhe Roland Garros, pritet të rikthehet në Ëimbledon aty ku sezonin e shkuar mbërriti deri në finale ku u mposht nga Novak Gjokoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat