Tsitsipas befasohet nga kundërshtari amerikan

Tenis

Tsitsipas befasohet nga kundërshtari amerikan

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 20:15
Tsitsipas

Stefanos Tsitsipas nuk ia doli të avanconte më tej në turneun e ATP që po zhvillohet në Halle të Gjermanisë.

Greku u dorëzua para lojës së Nicolas Jarry, i cili e mundi pastër 2-0 (7-6, 7-5).

Në gati 2 orë lojë dhe me nevojën e seteve shtesë, Jarry mori biletën e çerekfinales ku përballë do të gjejë fituesin e çiftit Zverev-Shapolapov.

Ky ishte turneu i 3-të radhazi në shumë pak kohë që Stefanos Tsitsipas nuk bind me paraqitjet e tij, teksa më herët u mund në ATP Romë nga Daniil Medvedev në gjysmëfinale, e më tej në Roland Garros, ku u mposht nga spanjolli Carlos Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat