Talenti 20-vjeçar sfidon rivalët

Tenis

Talenti 20-vjeçar sfidon rivalët

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 12:45
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz foli për mediat në prag të nisjes së turneut më të madh të tenisit në botë, Wimbledon. 20-vjeçari vjen pas ndeshjeve të ATP ku arriti të shpallej fitues në turneun e Madridit.

Tenisti spanjoll nuk e fsheh ambicien për të qenë protagonist në Angli:

“Kam shumë besim se do të bëj mirë, e ndjej veten favorit në këtë turne.

Pavarësisht vetëm 11 ndeshjeve të mia në fushat me bar, unë e konsideroj veten fitues potencial”.

I pyetur për rivalët që e presin në muajin korrik, Alcaraz u shpreh: “Kam arritur të mposht rivalët më të fortë.

Edhe nëse shpallem fitues i turneut, kam ende nevojë për më shumë eksperiencë”.

Wimbledon ngre siparin në datën 3 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat