Ish - numri një në WTA njofton rikthimin

Tenis

Ish - numri një në WTA njofton rikthimin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:25
Caroline Wozniacki

Caroline Wozniacki, fituese e Australian Open në vitin 2018, njoftoi në një intervistë për Vogue se ka vendosur të rikthehet në turnetë WTA, më shumë se tre vjet pasi kishte njoftuar tërheqjen e saj për t’iu përkushtuar jetës familjare.

Ajo është martuar me David Lee, ish-basketbollistin e NBA-së edhe është nënë e dy fëmijëve.

Danezja, e cila do të jetë 33 vjeçe në korrik ndien se është koha për t’u kthyer, për të provuar diçka.

“Nuk jam nervoze, do të bëj diçka që dua. Burrave nuk u duhet të tërhiqen për të krijuar familje.

Federer kishte katër fëmijë dhe luajti, Gjokoviq ka dy, Nadal një, Murray katër…

Për femrat është ndryshe: ose do të luash, ose do të bëhesh nënë.

Victoria Azarenka, Kim Clijsters dhe Serena Williams kanë treguar se çfarë duhet për të pasur një fëmijë dhe për t’u kthyer në turnetë e tenisit.

Nuk e di për sa kohë do të konkurroj, por e di që kur fëmijët të jenë në moshë shkollore do të jetë tepër vonë”, tha ajo për Vogue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat