Alcaraz në formë

Tenis

Alcaraz në formë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:47
Carlos Alcaraz

Janë mbyllur në Londër ndeshjet e raundit të tretë të grand slam të Wimbledon.

Numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi 3-1 kilianin N.Jarry, sfida e dytë për të në 24 orë për shkak të shiut. Në raundin e katërt shkon edhe rusi Daniil Medvedev, numri 3 në botë, që mundi 3-1 hungarezin M.Fucsovics.

Një biletë për më tej siguron edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që fitoi 3-0 ndaj italianit Matteo Berrettini, në një ndehsje të ekuilibruar mes dy tenistëve rivalë. Më tej avancojnë edhe greku Stefanos Tsitsipas (numri 5), danezi Holger Rune (numri 6), ceku Jiri Lehecka e amerikani Christofer Eubanks.

Te femrat, avancon në raundin e katërt numri 6 në botë, tenistja tuniziane Ons Jabeur, që mundi 2-1 kanadezen Bianca Andreescu. Nuk zhgënjen as kazakja Erina Rybakina, numri 3, që mundi 2-0 K.Boulter të Anglisë. Fiton edhe numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, cekja Petra Kvitova si dhe tenistja amerikane Madison Keys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat