Elina injoron bjellorusen!

Tenis

Elina injoron bjellorusen!

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2023 Në ora: 23:02
Elina Svitolina

Tenistja ukrainase Elina Svitolina ka treguar lojë të madhe duke e mposhtur me përmbysje me rezultat 2:1 (2:6, 6:4, 7:6) përfaqësuesen e Bjellorusisë, Victoria Azarenkën, në kuadër të tetës së finales së turneut Wimbledon. 

Svitolina kaloi në çerekfinale të turneut, ndërsa publiku më së shumti brohoriti për të.

Svitolina bëri të ditur se nuk do t'i japë dorën Azarenkës, pasi vjen nga Bjellorusia që e mbështet Rusinë agresore kundër Ukrainës.

Kështu ndodhi edhe në turneun ‘Roland Garros’.

Në atë turne Svitolina nuk ia jep dorën Sabalenkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat