Befasi eliminimi i Stafanos Tsitsipas

Tenis

Befasi eliminimi i Stafanos Tsitsipas

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:22
Stafanos Tsitsipas

Janë përcaktuar tenistët çerekfinalistë në grand slam të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që luhet në Londër.

Befasi eliminimi i Stafanos Tsitsipas, numri 5 në botë, që u mund 3-2 nga amerikani Christopher Eubanks. Numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz fitoi 3-1 me përmbysje ndaj italianit Matteo Berrettini. Në çerekfinale avancojnë edhe rusi Daniil Medvedev (numri 3) e danezi Holger Rune (numri 6 në botë).

Te femrat, numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi 2-0 rusen E.Alexandrova.

Një biletë për më tej siguron edhe tenistja tuniziane Ons Jabeur, që mundi 2-0 çeken Petra Kvitova. Dy tenistet e fundit që shkojnë në çerekfinale janë amerikania Madison Keys dhe ajo kazake Elena Rybakina (numri 3 në botë).

Çerekfinale-Meshkuj

Jannik Sinner-Roman Safiullin

Andrey Rublev-Novak Djokovic

Carlos Alcaraz-Holger Rune

Daniil Medvedev-Christopher Eubanks

Çerekfinale-Femra

Jessica Pegula-Marketa Voundrousova

Iga Swiatek-Elina Svitolina

Madison Keys-Aryna Sabalenka

Ons Jabeur-Elena Rybakina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat