Berretini pranon humbjen

Tenis

Berretini pranon humbjen

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:10
Berretini

Tenisti italian, Matteo Berrettini, foli në përfundim të ndeshjes ndaj Carlos Alcaraz, sfidë të cilën e humbi me rezultatin 3-1 (3-6, 6-3, 6-3, 6-3).

“Jam krenar për mijëra arsye. Kur sheh rezultatin, nuk është arritje e madhe raundi i 4-të i Wimbledonit, por, nisur dhe nga dëmtimi im, ndihem krenar për kompeticionin që zhvillova.

Pavarësisht se stafi mjekësor më sugjeroi qëndrimin në shtëpi, nuk e dëgjoja, pasi do të kthehesha në pikën zero.

Për sfidën ndaj spanjollit Alcaraz, italiani theksoi: Carlos të çon në limite, është një tenist i nivelit shumë të lartë. Mund të bëja më mirë në këtë ndeshje, por, në përgjithësi, jam i kënaqur me çfarë dhashë në fushën e lojës.

Referuar së ardhmes, Berretini kërkoi më shumë kohë: Ende nuk e di se çfarë do të bëj. Do të marr disa ditë për të pushuar dhe për të reflektuar. Sidoqoftë, tani ndihem mirë dhe besoj se rezultatet do të vijnë. Prioriteti im tani është të jem sa më mirë me gjendjen time fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat