Çekja Marketa Vondrousova fiton Wimbledonin

Tenis

Çekja Marketa Vondrousova fiton Wimbledonin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:29
Marketa Vondrousova

Marketa Vondrousova është fituese e Wimbledonit në kategorinë e femrave pasi në finale ka fituar nga Ons Jabeur.

Përballja e të shtunës ka përfunduar me rezultatin 2-0 (dy herë nga 6-4).  

Çekja e filloi ndeshjen jo edhe aq mirë, por u përmirësua gjatë rrugës dhe në fund rezultoi fituese. 

Garuesja tuniziane po përpiqej të hynte në histori si fituesja e parë afrikane e një gare të tillë. 

Të dielën pritet të zhvillohet finalja e meshkujve mes Novak Gjokoviq dhe Carlos Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat