Gjobitet Gjokoviqi për gjestin e pahijshëm 

Tenis

Gjobitet Gjokoviqi për gjestin e pahijshëm 

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:33
Gjokoviqi

Tenisti i njohur për skandale, Novak Gjokoviq, detyrohet të paguajë çmimin pas asaj që bëri ditën e diel në finalen e Wimbledonit teksa u mposht nga 20 - vjeçari spanjoll, Carlos Alcaraz.

Tenisti serb, pasi humbi lojën e tretë në setin e pestë, shfryn nervat te raketa e tij duke e përplasur fortë pas shtyllës së rrjetës e duke e bërë copash. 

Për këtë veprim, ai u gjobit me tetë mijë dollarë, gjoba më e madhe individuale e vendosur në vitin 2023.

Kjo shumë e gjobës është tepër modeste për Gjokoviqin, pasi që për kërë gjest dënimi do të duhej të ishte dhjetëfishin më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat