Sinner dhe Alcaraz në çerekfinale

Tenis

Sinner dhe Alcaraz në çerekfinale

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:31
Pamje nga gara

Jannik Sinner fluturon në çerekfinalet e Mastersit të Torontos për herë të parë në karrierë. Madje pa luajtur fare! Kundërshtari i tij, Andy Murray, ish numri 1 i botës, nuk zbriti në fushë për probleme me muskujt e barkut.

“Më vjen keq për veten dhe e di që edhe ju ndiheni të zhgënjyer. Rrallë më ka ndodhur të gjendem në një situatë si kjo, jam i hidhëruar. Mosha ecën dhe më vjen keq ta mbyll në këtë mënyrë.

Edhe sepse nuk e di nëse vitin tjetër do të jem sërish këtu”, deklaroi 36-vjeçari skocez. Në çerekfinale shkon edhe numri një i botës, Carlitos Alcaraz. I cili ndryshe nga Sinner iu desh të luante dhe të djersiste.

Në rrugën e spanjollit ishte Hubert Hurkacz, të cilin e mposhti me rezultatin (3-6, 7-6, 7-6) në 2 orë e 38 minuta lojë. Polaku është një lojtar gjithmonë i paparashikueshëm dhe i vështirë për t’u përballur nëse është në formë.

Dhe kështu ishte, pasi e tregoi duke i rrëmbyer setin e parë fituesit të Wimbledon dhe duke shkuar para me një break në të dytin. Para reagimit të Alcaraz, të cilit vuajti jo pak për të fituar me tie-break.

Seti i tretë ishte në limitin e një “vetëvrasjeje sportive”, pasi numri një i botës, që ishte para me dy break, shpërdoroi dy match point. Duke u rikuperuar 5-5 nga Hurkazcs.

Që e çoi rivalin në tie-breakun e dytë të ndeshjes. Për 20-vjeçarin spanjoll, që në këtë sfidë nuk u duk ai i ditëve më të mira, në çerekfinale pengesa është Tommy Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat