Alcaraz vuan, por ia del të kualifikohet në finale

Tenis

Alcaraz vuan, por ia del të kualifikohet në finale

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:05
Alcaraz

Carlos Alcaraz vuan, por ia del të kualifikohet në finale pasi mposhti me shumë vështirësi polakun Hubert Hurkacz.

Në turneun Masters 1000 të Cincinnatit, spanjolli fitoi 2-1 me sete, por iu desh shumë punë duke qenë se të parin e humbi me shifrat 2-6.

Në setin e dytë, numrit një të botës iu desh “tie-break” për të fituar, megjithatë edhe aty rrezikoi shumë pasi në një moment polaku ishte duke udhëhequr 2-4.

Megjithatë, numri një i botës gjeti forcën dhe e përmbysi në 7-4 “tie break-un” duke e fituar setin 7-6.

Në setin e tretë më pas nuk pati shumë histori dhe Alcaraz gjeti versionin e tij më të mirë duke e mposhtur numrin 20 të botës me shifrat 6-3.

Kështu, tenisti nga Murcia mbërrin në finalen e Cincinnatit aty ku do të përballet me Novak Djokoviq teksa dyshja do të provojë të dhurojë të njëjtin spektakël si në finalen e Wimbledon aty ku ai që triumfoi ishte spanjolli.

Kujtojmë se eventin mund ta ndiqni në SuperSport 6, duke nisur nga ora 22:30 e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat