Shijon romancën me Badosën në New York

Tenis

Shijon romancën me Badosën në New York

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:56
Stefanos Tsitsipas dhe Paula Badosa

Pas turneut Masters në Cincinnati, Stefanos Tsitsipas dhe Paula Badosa janë gati për US Open dhe kanë mbërritur në Nju Jork pak orë më pare.

E në pritje të nisjes së përgatitjeve dhe turneut, tenisti grek dhe partnerja e tij spanjolle, shfrytëzuan rastin për të bërë shëtitjet e tyre të para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Big Apple’ ishte destinacioni i parë i çiftit të tenistëve Tsitsipas-Badosa, të cilët po vijojnë të shijojnë Nju Jorkun, në pritje të nisjes së turneut US Open, i planifikuar për të ngritur siparin më 29 gusht.

Tsitsipas dhe Badosa janë padyshim çifti më i përfolur i tenisit, teksa po shijojnë romancën me njëri-tjetrin, që ka nisur disa muaj më parë. Çifti kaluan pushimet në Dubai, ku nuk ngurruan të ndajnë foto në rrjetet sociale me fansat e shumtë që i ndjekin.

Historia e dashurisë mes Stefanos Tsitsipas dhe Paula Badosa nisi me një mesazh urimi nga lojtari grek për bukuroshen e tenisit spanjoll. Që atëherë, dyshja kanë pushtuar botën e tenisit me mbështetjen e tyre për njëri-tjetrin. Duke qenë se yjet janë marrëzisht të dashuruar, ata nuk po lënë asnjë mundësi për të qëndruar pranë njëri-tjetrit brenda dhe jashtë fushës së tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat