US Open ofron shpërblimet rekord për tenistët

Tenis

US Open ofron shpërblimet rekord për tenistët

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:46
Pamje nga një garë

Më 28 gusht, në Nju Jork do të nisë grand slam i US Open në tenis, turneu i fundit i madh i këtij viti (deri më 10 shtator).

Organizatorët e këtij turneu kanë bërë me dije se për këtë edicion do të jepet shifra rekord e 65 milionë dollarëve. Secili nga turnet kualifikuese ka një rritje në çmim krahasuar me vjet.

Kështu, tenistët fitues të këtij turneu do të marrin nga 3 milionë dollarë secili, dnërsa finalistët nga 1.5 milionë dollarë.

Gjysmëfinalistët do të arkëtojnë nga 775 mijë dollarë, ndërsa ata që shkojnë deri në çerekfinale do të fitojnë 455 mijë dollarë.

Kjo është hera e parë në histori që ky turne arrin këtë shifër për shpërblimin e tenistëve, duke mbetur grand slam më i mirë ekonomikisht. Në të dyja kategoritë pritet një betejë e fortë për fitimin e turneut dhe parave, teksa edhe gara për “numrin 1” në botë është e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat