Alacaraz avancon pa djersitur shumë

Tenis

Alacaraz avancon pa djersitur shumë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:58
Alacaraz

Janë luajtur sot ndeshjet e radhës së raundit të parë në grand slam të US Open në tenis.

Numri 1 në botë për meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, avancon më tej pas tërheqjes së rivalit të tij, gjermanit D.Koepfer në setin e dytë, i dëmtuar.

Pa probleme avancon më tej numri 3 në botë, rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 A.Balazs.

Në raundin e dytë shkon edhe italiani Jannik Sinner, numri 6 në botë, që mundi 3-0 gjermanin Y.Hanfmann.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe veteranët Andy Murray e Stanislas Wawrinka. Nuk zhgënjejnë as Andrey Rublev, Cameron Norrie,  Alexander Zverev, John Isner e Grigor Dimitrov, që avancojnë më tej.

Nuk ka surpriza as te femrat, ku tenistja amerikane Jesica Pegula, numri 3 në botë, eliminoi italianen C.Giorgi pas fitores 2-0. Eliminohet Venus Williams, që u mund 2-0 nga belgia G.Minnen, ndërsa tenistja amerikane Madison Keys mundi 2-0 A.Rus.

Në raundin e dytë shkojnë edhe numri 2 në botë për femra, bjellorusja Aryna Sabalenka, numri 5 në botë, Ons Jabeur e Tunizisë, francezja Caroline Garcia (numri 7), Elina Svitolina e Ukrainës si dhe çeket K.Pliskova e BM.Voundresova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat