Përcaktohen çerekfinalistët

Tenis

Përcaktohen çerekfinalistët

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:11
Pamje nga një ndeshje

Janë përcaktuar çerekfinalistët e grand slam të US Open, tetë më të mirët në secilën kategori.

Pas Carlos Alcaraz, që mundi 3-0 italianin M.Arnaldi, një tjetër tenist “azzurr” që eliminohet është Jannik Sinner, që u mund 3-2 pas gati pesë orësh lojë nga gjermani Alexander Zverev.

Në çerkfinale shkojnë edhe rusët Dannil Medvedev (numri 3 në botë) dhe Andrey Rublev (numri 8 në botë).

Medvedev mundi 3-1 australianin Alex de Minaur, ndërsa Rublev eliminoi britanikun J.Draper, duke fituar po 3-1.

Te femrat, tenistja amerikane Madison Keys fitoi 2-0 derbin me Jessica Pegula (numri 3). Fiton dhe avancon në çerekfinale numri 2 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 rusen Daria Kasatkina.

Kinezja Quai Xheng mundi 2-0 tunizianen Ons Jabeur (numri 5), ndërsa çekja Marketa Vondrousova eliminoi amerikanen P.Stearns (2-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat