Tifozi dëbohet nga tribuna pas “denoncimit” të Zverev

Tenis

Tifozi dëbohet nga tribuna pas “denoncimit” të Zverev

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:48
Zverev

Një tifoz tenisi është përjashtuar nga “US Open” në New York të hënën pasi tenisti gjerman Alexander Zverev protestoi se tifozi në fjalë kishte kënduar fjalë nga himni i epokës naziste.

Zverev tha se spektatori kishte brohoritur “Gjermania mbi gjithçka” gjatë ndeshjes së tij me italianin Jannik Sinner.

“Ai filloi të këndonte himnin e Hitlerit. Kjo ishte shumë.

Si gjerman, nuk jam krenar për atë pjesë të historisë dhe nuk është në rregull ta bësh këtë. Ai ishte ulur në rreshtin e parë, kështu që shumë njerëz e dëgjuan.

Nëse nuk do të reagoja, do të ishte veprim i gabuar nga ana ime”, është shprehur tenisti gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat